Me propozimin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, gazetari Muhamed Zekiri sonte është zgjedhur anëtarë në Komitetin Qendror Ekzekutiv të partisë, njofton TetovaSot.
Dy ditë më parë, në profilin e tij në Facebook Zekiri, njoftoi tërheqjen e tij nga profesioni i gazetarisë, duke mos treguar arsyen e tërheqjes së tij.
Përndryshe sonte ka filluar takimi në selinë i Komitetit Qendror të partisë në të cilën do të diskutohet për marrëveshjen e djeshme për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe për vendimet për ministrat shtesë dhe zv/ministrat në Qeverinë teknike që do të zgjidhen nesër./ TetovaSot.