Shkruan: Qenan Aliu
 Miq të dashur, nga shpiri dhe natyra jam i prirur për të menduar me energji pozitive. Por e keqja që po i ndodhën këtij vendi, më bën të frustruar,të shqetsuar dhe të jemë kritik. Teposhtëzën , ky vendë e mori falë politikave publike në përgjithësi të mbrapashta, politikave publike që në frymën e tyre përgjithësisht një dekadë kishin vetëm shpërdorimin dhe përfitime maramendëse me parat publike nga politikanët hajdutokratë, që hajninë e ligjësuan një dekadë.
Sot , Maqedonia fatkeqësishtë është vendi me shkallë shumë të lartë të varfërisë në Europë, me papunësi enorme, me ekonomi të dobët, është bërë vendi ku policia sekrete sajon dhe konstruon raste me qëllim të defokusimit të vëmendjes së opinionit nga problemet dhe vjedhjet reale që po i bënë pushteti, është bërë vendi ku çdo të dytën ditë mediat njoftojnë se u humbë një 18 vjeçare apo 26 vjeçare këtu apo atje, lajme se djali ka therë me thikë babanë apo nënën e tij,  është bërë vendi ku ndodhin vrasje , mbytje ndërsa në të shumtën e rasteve pushteti kriminal, vrasjet i dokumenton vetëvrasje apo vetëvarje, është bërë vendi ku punëtori rëshqet nga kulmi e nga skelet, është bërë vendi ku plaku apo fëmija hudhet dhe vetëmbytet nga kati i pestë apo i gjashtë. Dhe është bërë vendi të cilit i kallen flakë kishat nëpër botë. Maqedoni, pse të ndodhën kjo e keqe ty ? Sepse ty të kryesojnë hajnat dhe në ty nuk funksionon DREJTËSIA, por padrejtësia. Pa u larguar zullumqarët, Maqedoni, ti akoma do të vuajsh, por me ty vuajmë të gjithë ne !
 
©fol.mk