Qenan Aliu

 

VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski po etablojnë tezën se demek nuk paskan qenë të njoftuara premisat e Deklaratës së partive shqiptare gjatë fushatës për zgjedhjet e dhjetorit dhe se kjo qenka një platformë e sjellur nga shtet i huaj . Pra nuk mundeshka asgjë të kërkohet pasi të kalojë fushata dhe ZGJEDHET . Po ta zëmë këtë si parim apo si diçka logjike (edhe pse nuk ka të bëjë me logjikën ) atëherë po e pyesim publikisht z. Gruevski ; – Pse ju nuk njoftuat në programën tuaj dhe gjatë fushatave se do të PËRGJONI me mijëra qytetarë të këtij vendi madje edhe partnerët tuaj në qeverisje në kundërshtim me ligjet, por pas zgjedhjeve këtë e bëtë ; – Pse nuk i njoftuat gjatë fushatave qytetaët se nuk do ti vidhni ata dhe shtetin, por vjedhjet dhe shpërdorimet i realizuat në përmasa gallopante pas zgjedhjeve ; z. Nikolla, ju nuk dini se çka flitni më e keni humbur busullën ndërsa partia juaj e ka humbur kapacitetin e koalicioneve, ndërkaq paterica politike në kampin shqiptarë u është dëmtuar, mbase pak e vetëdijësuar me shum vonesë ! ( q. aliu )