Ajo që ndodh tani në Maqedoni është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, shkohet drejt shtetit binacional, anashkalohen bashkësit e tjera etnike në Maqedoni, siç janë turqit, romët, sërbët, boshnjakët vllasët pse jo edhe kroatët, kështu të gjithë vendosen në një pozicion anësor , kurse favorizohet vetëm njëra bashkësi etnike. Favorizohet bashkësia etnike shqiptare edhe atë bëhet në mënyrë kundërkushtetuese. Bëhet pa u paralajmëruar në zgjedhje. Me platform të nënshkruar në shtet tjetër, nën përkujdesjen e një kryeministri tjetër, kryeministrit Edi Rama, të cilë  edhe u vërtetoj dje  njëra nga  partitë që ka marrë pjesë atje , partia BESA e cila publikisht tha se e gjithë ideja dhe hartimi i platformës  ishte nën përkujdesjen e shtetit shqiptar

©fol.mk