qenan aliuQenan ALIU 

Përgjimi akt shëmtuar por në Maqedoni i legalizuar që ajo të bëhet pa vendim gjyqi !

Miq të dashur,

Kam rishikuar për së treti herë ANALIZËN e bërë (personale ) të të gjitha ligjeve që tangojnë aferën e PËRGJIMIT dhe në mënyrë argumentuese kam ardhur  në përfundim se:  Plotësimet dhe ndryshimet të Ligjit për komunikime elektronike dhe Ligjit për ndjekjen e komunikimeve elektronike ashiqare të vënë në dijeni se PËRGJIMIN e ka realizuar SHTETI ( MPB ) – (DSK).

– Qeveria dhe parlamenti nga viti 2010-të nuk kanë rrespektuar as Vendimin e Gjykatës kushtetuese lidhur me këtë sferë.  Deputetët (jo të gjithë por vetëm ata që kanë “aminizuar” me votën e tyre ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të lartpërmendura) , janë kontribues  direkt për legalizimin e PËRGJIMIT bile nga viti 2012 -të e kanë mundësuar që ajo të realizohet pa vendim të gjyqit . Këtë analizë jam i gatshëm në detaje ta ndajë në cilin do auditorë të mjeteve elektronike të informacionit .

© fol.mk