Massimiliano Allegri ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij për Andrea Barzaglin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka lavdëruar lojtarët e tij, sidomos mbrojtësin Andrea Barzagli.

Italiani tha se pas inkuadrimit të Barzaglit në lojë, ka pasur ndjenjë se nëse do të luanin një ditë të tërë nuk do të pranonin gol, pavarësisht se për Barcelonën luanin Leo Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

“Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm sonte, por kur u inkuadrua Barzagli, kisha ndjenjën se edhe nëse do të luanim gjatë tërë ditës, nuk do të pranonim gol”, tha Allegri pas ndeshjes me Barcelonën.

Kujtojmë se Juventus këtë edicione në Ligën e Kampionëve në 10 ndeshje ka pranuar vetëm dy gola.