Sot në organizim të klubit malor “Gryka e Dervenit” rreth 100 alpinistë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë Veriore u mblodhën në fshatin Bojanë dhe më pas u nisën për të ngjitur majen e Malit të Etur (Zheden).

Ky aktivitet ishte organizuar për nder të Ditës së Mësuesit 7 Marsi dhe në të morën pjesë mysafir nga Shkupi,Tetova, Gostivari, Dibra e Kërçova, por edhe nga nga Kosova.

Me këtë rast banorët e Bojanës, mikpritës si çdo herë u befasuan pozitivisht nga prezenca e madhe e mysafirëve. Aktivitetet e tilla të “Grykës së Dervenit” ndihmojnë në promovomin e fshatrave malorë,por njëkohësisht ndihmon dhe rrit vetëdijësimin e banorëve për mundësinë e zhvillimit të turizmit malorë në fshatin rrëzë malit.
Përndryshe mali i Etur (Zheden) kohëve të fundit ka filluar të shfrytëzohet gjithnjë e më shumë për rekreacion si nga banorët vendas ashtu edhe nga vizitorët nga Shkupi e më gjërë.