Një skandal i tillë daton që prej 1 muaji, konkretisht nga 14 Korriku. Sikur kjo të mos mjaftonte, një javë më vonë më 22 korrik një tub tjetër u thye duke shtuar ndotjen e ujit. Pavarëisht reagimit të banorëve, NPK Tetova në vend që ta denonconte dhe të merrte masa për ndotjen, e fshehu skandalin duke thënë në njoftimin e saj se uji është i pastër dhe mund të pihet!

Çuditërisht, problem vazhdon ende edhe sot e kësaj dite. Pavarëisht humbjes së ujit, institucionet heshtin, por qartazi shkelin mbi besimin e qytetarëve dhe me ndërgjegje të plotë kontribuojnë në shkaktimin e sëmundjeve. Në njoftimin zyrtar, vazhdon sërish të qëndrojë se uji në Kodrën e Diellit dhe Tetovë është i pijshëm, edhe pse kohë më parë u dha alarmi për bakterjen esherihia-koli!