Ambasadori i SHBA-Jess Bailey sapo ka hyrë në selinë e VMRO-DPMNE-së në qendër të Shkupit, ku mendohet se do të takohet me liderin e partisë në pushtet, Nikolla Gruevski, përcjell TetovaSot.

Treshja e Brukselit e përbërë nga Ivo Vajgl, Riçard Hovit dhe Edvard Kukan, kanë paralajmëruar takim me një delegacion nga VMRO-DPMNE, por ende nuk dihet nëse janë takuar me Gruevskin.

Ndryshe eurodeputetët sot kanë zhvilluar takime të ndara me liderët e partive politike nënëshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, Zoran Zaevin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.