Mospagesa e gjobave si duket është shprehi e kahmotshme e përfaqësive Diplomatike të Maqedonisë. Në vazhdën e shumë skanadaleve,  nga  të gjitha përfaqësite diplomatike të maqedonisë nëpër botë, edhe Ambasada e Maqedonisë në Oslo të Norvegjisë , thuajse nuk bën përjashtim. Duke u thirur nga të dhënat e drejtorisë që menaxhon parkingjet në Oslo, borxhi   vetëm  për gjoba edhe atë  parkim të palejuar   në emër të ambasadës  së Maqedonisë kap vlerën e 15150 krunave Norvegjeze,   që   në përkthim ndryshe i bije se zyrtarët e Ambasadës vetëm brenda një viti janë parkuar mbi 50  herë  në vende të palejuara për parkim. Është  interesant fakti  se deri para një muaji përfaqësia Diplomatike e Maqedonisë në Oslo është përfaqësuar vetëm nga një Ambasador pa personel ndihmës, përndryshe kuadër i deleguar nga BDI, të cilit tashmë i ka skaduar mandati. Edhe pse sipas marrëveshjes së koalicionimit  ndërmjet VMRO-së dhe BDI-së  përfaqësia diplomatike në Norvegji  u ka takuar shqiptarëve , por për shkak të  lojës që BDI  kishte me Presidentin Konsensual , sot kjo Ambasadë përfaqësohet nga Kuadër i VMRO-së!(fol.mk)

Në vazhdim ja fotot e publikuara nga portali  Osloby.no:

last nedoslobyboot