Këshilli i ambasadorëve në vend është i shqetësuar nga non-paperi që pretendohet të jetë “slloven” e që parashikon ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Lupço Arsovski thotë se ndryshimi i kufijëve, etno-centrizmi dhe nacionalizmi janë lojë e rrezikshme që do të shkaktonte gjakderdhje. Sipas tij, është befasues fakti se kjo ide e rrezikshme është hedhur në letër nga Sllovenia mike, ndonëse Sllovenia zyrtarisht nuk e ka pranuar një gjë të tillë.