“As çështjen e emrit, por as krizën politike në Maqedoni nuk mund ta zgjidh Bashkimi Europian”, theksoi ambasadori sllovak, Martin Bezak gjatë shpalosjes në Kuvend të prioriteteve sllovake gjatë kryesimit me presidencën e BE.

“Në shtetin tuaj më shumë do të varet prej kornizës politike dhe institucionale. Kryesimi ynë sigurisht që do të përkrah përpjekjet e shtetit tuaj që të dilni nga kjo krizë, mirëpo ajo nuk mund të zgjidhë krizën politike në vend si dhe çështjen e emrit me Greqinë”, u shpreh Martin Bezak, ambasador i Sllovakisë në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi është optimistë se vendi do të ketë përparim në planin e integrimit evropian gjatë presidencës sllovake.

“Pikërisht për këtë presim që Sllovakia si mbështetëse e dëshmuar dhe e rëndësishme e politikë së zgjerimit, të jep kontribut të rëndësishëm dhe përkrahje për vendet e rajonit.”

Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës sllovake BE, nuk munguan edhe përplasjet midis deputetëve, ku deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi drejtoi akuza ndaj zëvendëskryetares së komisionit parlamentar për çështje evropiane, Nora Aliti se nuk i dha fjalën në kohën e duhur.

“Ju kështu i kontribuoni demokratizimit të shtetit dhe shoqërisë? Edhe thirreni në legjitimitet duke ia cungu të drejtën për me fol opozitës në parlament? Dhe atë me tendencë, qëllimisht. I fut atje fletat si të kujtohet ty, dhe bënë renditjen sipas kokës tënde”, u shpreh Orhan Ibrahimi.

Nora Aliti: “Më lejoni të vazhdoj me mbledhjen ju lutem.”

https://youtu.be/F_gcMDqf-YY