Analisti politik Qenan Aliu enkas për fol.mk komenton marrëveshjen e arritur ndërmjet partive politike në Maqedoni. Ai në deklaratën e tij theksin e vëndon kryesisht te defekti i kësaj marrëveshje, konkretisht mungesa e një pike konkrete për vazhdimin e PSP dhe krijimit të një departanenti special.

Më tej në prononcimin e Z.ALIU thuhet:

Çdo qeveri e formuar PARAPRAKISHT pa zgjatjen e afatit për ngritjen e aktakuzave nga PSP-ja , ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe formimin e departmentit Special të gjyqsorit ,do të ishte spinim i realitetit dhe në kundërshtim me synimet e faktorit ndërkombëtarë. Vajtja e veprimeve tjera pa këtë ndryshim paraprak do të ishte në formë perfide amnestim i krimit dhe shpërdorimeve me pushtetin dhe lojë e gatuar nga incognito negociusit me Sasho Mijallkovin, ndërkaq plotësisht në kundërhstim me paradigmën perendimore për sundim të së drejtës , shtetit ligjorë dhe funksionim real të demokracisë.