Protestat që po mbahen në Shkup disa ditë me radhë, janë të nxituara politikisht dhe porositësi i tyre është VMRO DPMNE. Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Sipas tyre, Gruevski po tenton që nëpërmjet protestave të ruan vendin e tij në pushtet që e ka pasur deri më tani. Analisti Bashkim Bakiu, i cili këto protesta i quan irracionale, thotë se ato janë taktika për të arritur një strategji konkretisht të VMRO DPMNE-së.
“Janë forma të simulimit të një rreziku nga popullata e shqiptarëve, të cilën VMRO DPMNE që nga themelimi I saj e paraqet tek maqedonasit dhe tek votusit e vet, duke I paraqitur shqiptarët si të rrezikshëm për sovranitetin e Maqedonisë,vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet. Janë retorika të cilat vazhdimisht reciklohen, ose për të mbrojtur pushtetin, ose për të ardhur në pushtet dhe që I përdorin funksionarët e VMRO-së, që fatkeqësisht dedikohen kundra shfrytëzimit të të drejtave elementare, fondamentale, të drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe”, ka deklaruar Bashkim Bakiu, Analist.

Sipas Bakiut, nuk ka vend në botë që protestohet kundër realizimit të të drejtave të caktuara të një popullate.

Ndërkohë, analisti Bojan Mariçiq, thotë se protestat kanë për për qëllim të ngritin tensionet gjatë negocatave për Qeveri të re. Sipas tij, përmes tensioneve në rrugë të nxitura nga partia që deri tani ka qenë në pushtet VMRO DPMNE, kjo e fundit po tenton të pengojë marrëveshjen për Qeveri të re dhe në një farë mënyre ta shpëtojnë udhëheqësin e VMRO DPMNE nga përgjegjësia dhe nga rrjedha e mëtutjeshme e reformimit të shtetit.
“Këta protesta çojnë edhe në defokusim nga temat kryesore që kanë qenë edhe para zgjedhjeve megjithatë edhe gjatë dakordimit për Qeveri. Kuptohet ata kanë një nxitje të rrezikshme nacionaliste në një pjesë të caktuar të tyre. Unë nuk pres që ajo të zhvillohen dhe të shkoj në drejtim të dhunës, sepse ajo do të ishte një ikje përmes drejt një metode që do të hapte një krizë të re, prej të cilës shumë pak persona kanë interes dhe nevoj që të zhvillohet. Sepse bëhet fjalë për periudhë pas zgjedhjeve dhe periudhë ku shumë çështje janë të qarta dhe periudhë ku negociohet për qeveri të re”, ka thënë Bojan Mariçiç, Analist.

Analistët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e situatave të tilla. /SHENJA/