Nga Qenan Aliu

Të drejtat e PANEGOCIUSHME askund në botën demokratike nuk konsiderohen si kushtëzime!


ALEANCA PËR SHQIPTARËT duhet sa më shpejt që është e mundur të mbledhë organin kompetent të partisë për të shqyrtuar liferimet mediatike dhe prononcimet e autoriteteve të partive qeveritare lidhur me pjesmarjen e saj në qeverisje.

Pavarësisht se nuk ka akoma ftesë zyrtare nga kryeministri, bisedimet joformale të konfirmuara do të ishin kredibile për të dalë me QËNDRIM politik të artikulueshëm – nëse do të bëhej pjesë e qeverisjes KURRË dhe SI dhe nëse do të REFUZONTE me arsyetimin PSE.
Nëse ky qëndrim nuk prodhohet deri në fund të janarit, PR-et propagandistike vlerësoj se do ta stigmatizojnë subjektin me joshje dhe përçmime cinike e komike deri në alivanosje dhe deformim struktural.
ASH gjykoj se ka qëndrim kristal të qartë PRO-perendimor dhe poashtu për ndryshimet kushtetuese.
Por ky subjekt duhet të takoj përfaqësuesit ndërkombëtarë me një agjendë të sforcuar për tjua artikuluar me sens nevojën e rregullimit të statusit të GJUHËS SHQIPE në kushtetutë.

Duhet tjua artikuloj mjaftueshëm të kapshme se kjo kërkesë nuk është KUSHTËZIM sepse politik me kushtëzime nuk bëhet, por është nevojë imanente si e DREJTË E FITUAR por me majorizim e suspenduar që nga viti 1991.
Asnjë parti e as ASH-ja nuk do të mund ti bindë shqiptarët se një gjë të tillë nuk do ta pranojnë ndërkombëtarët. Ky spin shumë herë ka qenë TRAP i etabluar nga politikat mashtruese.

Asgjë sështë për tu ngutur në politikë, por kjo agjendë duhet të zhvillohet që nga neser.
Kjo vendosmëri mundë ti jep aks faktorizimi të fuqishëm subjektit, vetëm miopët politik mund të mendojnë se do të ndodhte izolim i saj.

Me një fjalë ASH duhet të shpërfaqet si SPIRANCË SERIOZE POLITIKE, pa patriotizëm por me artikulim politik serioz me qytetari e kulturë.

Nëse tani nuk rregullohet së paku statusi i GJUHËS SHQIPE atëherë kjo do të ishte,ikje e trenit, së paku edhe për një dekadë.

Të drejtat e PANEGOCIUSHME askund në botën demokratike nuk konsiderohen si kushtëzime.

(q.a)