Ne, rinia që ka mbushur sallën e Teatrit kombëtar, dhe ata që janë jashtë, familjarët tanë dhe të tyre, miqtë i kanë sjell fitore BDI-së dhe Ali Ahmetit. Kështu u shpreh kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti si pjesëe Grupit të zjarrit.

“Gjithmonë, kur rinia është mobilizuar në çdo aktivitet, ashtu siç kemi bërë beteja të përbashkëta në fushata zgjedhore, të gjithë ne që jemi këtu, në sallë dhe ata që kanë mbetur jashtë, me familjet e juaja, me shokët miqtë e juaj, ne Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetit i kemi sjell fitore”, tha Bexheti, përcjell TV21.