Politikanët, shumë shpesh kur i kontraktojnë strategjitë, qëllimet a sidomos manipulimet e veta afatgjate, intencat e veta politike doemos duhet ti fshehin nga elektorati. Por për këtë shkak, shumë shpesh këshilltarët e tyre politik dinë shumë lehtë t’u “shpëtojë” prej goje dhe, herë herë ndër rreshta, herë herë edhe drejtpërdrejt, ti vënë në dije planet e politikanëve.

Në Maqedoni, moti më është sekret publik se z-nja Mirka Velinovska përfaqëson këshilltar politik joformal të Gruevskit dhe përfaqësues kryesor i linjës ruse në Maqedoni, veçanërisht në VMRO.

Gjatë pranisë së saj të fundit në emisionin e Vasko Eftov-it, “Në qendër”, qartësoi një numër të madh të tezave të cilat deri tani ishin në nivel të spekulimeve dhe të cilat tani e morën vërtetimin e vet nga ana e Velinovskës.

“Pas fitores së Trump-it, shqiptarët do të qajnë,” – do të deklarojë Mirka Velinovska në një intervistë në emisionin “Në qendër,” me Vasko Eftovin, duke aluduar se ndikimi i zmadhuar rus në Ballkan do i vë shqiptarët në një pozitë të nënshtruar. Ajo mandej shton: “BDI-ja nuk do të mund të jetë më në Qeveri. Turqit i përzien gishtat dhe intenca e tyre është që PDSH-ja dhe BESA, në vend të BDI-së, të shkojnë në koalicion me VMRO-në,” do të deklarojë Mirka Velinovska, duke e sqaruar koalicionin e ri shqiptar të cilin e sponzoron Erdogani.

Mirka shkon edhe një hap më tej dhe i njofton kompromiset që Erdogani ua imponon PDSH-së dhe BESË-s gjatë hyrjes në koalicion me VMRO-në.

Sipas Mirkës, Erdogani Gruevskit i siguron përkrahje nga PDSH-ja dhe BESA, të cilat do të duhet të jenë të “qeta”, si deklaron Mirka, për arsye se sipas saj, shqiptarët janë më pak se 20% në Maqedoni dhe për këtë shkak nuk duhet të kërkojnë shumë. Edhe pse të gjithë e dimë se shqiptarët në Maqedoni janë më afër se te një e treta, kjo vetëm i dëshmon principet me të cilat Gruevski nëpërmjet Putinit ia dorëzon Erdoganit vijat e kuqe për koalicionin e ri.

Intenca ruse për Maqedoninë, të përjashtohet BDI-ja nga prezenca në Qeveri, edhe prej para do kohe ishte një nga lojërat gjeopolitike në rajon. Pas ftohjes së raporteve ndërmjet Erdoganit dhe Putinit, ky projekt u ngri por, pas pajtimit të para pak kohe të marrëdhënieve ruso-turke, planin rus, për vënien e shqiptarëve në prehrin e Gruevskit, në mënyrë të drejtpërdrejtë na e njofton Mirka Velinovska. Me këtë, boshti Putin-Erdogan, nëpërmjet VMRO-së dhe PDSH-BESA, duhet të sigurojnë vetes dominim në skenën politike maqedonase dhe me këtë edhe prezencë të fuqizuar në Ballkan.

Gjithsesi, ndikimi amerikan në Ballkan nuk paraqet vetëm vëzhgues memec të gjendjeve dhe është e qartë se ato moti kanë përgatitur përgjigje për nismën ruse e cila lëviz nëpër dy vija. Njëra është brenda në VMRO, nëpërmjet rrymës proamerikane të paraprirë nga ministri i Punëve të Jashtme, Popovskit dhe ministrit të Mbrojtjes, Jolevskit.

Pikërisht këto të dy, janë vazhdimisht në cakun e atakëve nga ana e Mirkës dhe satelitëve të saj siç janë Milenkoja, Rusjakov etj. Ky krah i VMRO-së deri tani arrinte të mbajë baraspeshë, por në kohë të fundit, sidomos pas tërheqjes së “nxënësit” amerikan, Stavrevskit dhe pas përforcimit të presionit mbi Gruevskin nga bombat e publikuara, krahu rus ka ndikim gjithnjë më të madh mbi të, dhe ai gjithnjë e më shumë mbështetet në përkrahjen ruse.

Pikërisht për këtë arsye, amerikanët gjithnjë e më shumë e shtyjnë linjën e dytë e cila paraqet ide për qeveri ndërmjet LSDM-së, BDI-së dhe disa partive satelite të cilat do të gjendeshin në parlament pas zgjedhjeve, diçka për të cilën amerikanët tani më veç përgatisin platformë e cila është me qasje konsiderueshëm më të mirë ndaj interesave shqiptare dhe do e sigurojë ndikimin amerikan në rajon.

Kjo nismë amerikane, siç merret vesh, ka përkrahje të fuqishme edhe prej numrit më të madh të forcave evropiane, sidomos nga udhëheqësia e Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franc/zhurnal.mk