Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Paradite nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të dobët të vranësirave dhe mjegullës së dobët.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tetë deri një, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me vranësira të ulëta mesatare, ndërsa ditës me periudha me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

Në ditët në vijim pritet ndryshim i motit, përveç në ditët e fundjavës kur do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje graduale.