Sekretari shtetëror Mike Pompeo, në shënimin e 231 vjetorit të formimit të Departamentit Amerikan të Shtetit i ka theksuar sukseset e diplomacisë amerikane në vitet e kaluara, në mesin e të cilave e përmend edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ai i ka lavdëruar kaudrot e Departamentit për siç tha “punën e jashtëzakonshme për promovim dhe prezantim të vlerave të tyre demokratike”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë vitit të kaluar, ne kemi vazhduar të bëjmë presion kundër regjimit në Iran, promovuam paqen në Afganistan, dhe u zbuluam aleatëve dhe partnerëve tanë natyrën e vërtetë të Partisë Komuniste Kineze.

“Ne gjithashtu mirëpritëm Maqedoninë e Veriut si anëtaren e 30-të të NATO-s dhe njoftuam një plan për të zbatuar strategjinë e SHBA për gratë, paqen dhe sigurinë, sepse dhënia e grave për pushtet është e drejtë dhe kjo do ta bëjë botën më të sigurt”, ka thënë Pompeo.

Ai gjithashtu ka përmendur përpjekjet e SHBA-ve për luftën ndaj pandemisë COVID-19, tek ata dhe në botë.