Aktorja Angelina Jolie vazhdon të jetë ndër emrat eminent të kinematografisë botërore.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, ajo bashkë me fëmijët e saj kanë darkuar në një nga restaurantet e Nju Jorkut, shkruan DailyMail.

Edhe pse temperatuar ishin të ulta, Angelinën nuk e pengonin të vishej në fustanin e zi tejet elegant, të cilit ia kishte kombinuar edhe një palë dorëza.

Ylli 42 vjeçar kishte veshur fustanin e hapur në pjesën e krahrorit, por kjo gjë nuk e kishte penguar edhe pse ishte ftohtë.

Ashtu si e ëma, edhe fëmijët e Angelines dukeshin secili më elegant se tjetri dhe i qëndronin afër asaj.