Nëse kompanitë vendore për momentin duan ndihmë dhe privilegje nga shteti, ato do duhet të ndërtojnë fabrika në zonat e lira ekonomike.

Ky është qëndrimi i zv.kryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ndaj vërejtjeve të një pjese të kompanive vendore se kompanitë e huaja ende janë më të privilegjuara sesa ato vendore.

“Ligji vlen për të gjithë, nuk ekzistojnë kompani vendore dhe të huaja. Unë i ftoj të gjitha kompanitë ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të marrin parcela në zonat e lira ekonomike dhe absolutisht do t’i fitojnë të gjitha masat që sot nuk kontraktohen në mënyrë të fshehtë me çdo kompani, por ato janë publikuar në Ligj dhe do të vlejnë për të gjithë”, deklaroi Koço Angjushev.

Angjushev thotë se Ligji për mbështetjen e investimeve të huaja nga koha e OBRM-PDUKM-së është në fuqi dhe se sipas tij ndahet ndihma për të gjitha kompanitë, por se ai dhe qeveria kanë luftuar kundër kontratave në katër sy që i ka bërë qeveria e Nikolla Gruevskit.