Anjeza Branka është kohë pas kohe aktive në rrjetet sociale, ku sjell fotografi të ndryshme për të vënë në pah fizikun e saj.

 

Këngëtarja ka realizuar një set fotografik me fotografin Juxhin Kurti, ashtu që i ka informuar ndjekësit e saj përmes disa fotografive të publikuara.

 

Anjeza vjen me set të ri fotografik

Në një prej fotografive të postuara, ajo vjen me të brendshme, teksa ka pozuar para pasqyrës.

Veshja që ka zgjedhur është e kombinuar me makijazhin e këngëtares dhe ajo duket për mrekulli.

Ndryshe, gjatë verës Anjeza erdhi me një bashkëpunim me Nurteel me një projekt që u punua nga vet kantautori, i cili është edhe në interpretim.

 

Asokohe, ai bashkëpunoi, si zakonisht, me Granit Gashin (ku të dy janë pronarë të Massive Production) për realizmin e këtij dueti.