Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen Kizilay të Ankarasë ndërsa raportohen për të plagosur.

Televizioni turk NTV raportoi se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë bombë, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Dëshmitarët thonë se shpërhtimi ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve në bulevardin “Ataturk”, aty ku gjenden edhe disa ndërtesa qeveritare.

Përpos të lënduarve, ka edhe dëme materiale, ku raportohet se dhjetra makina janë në flakë.