Ish kryetari i RDK-ës Vesel Memedi pas shkarkimit nga kryesia qendërore thotë se ai mbetet kryetar legal dhe legjitim i RDK-së. Ai më tej thotë se Vesel Memedin mund ta shkarkoj vetëm anëtarsia e gjërë e RDK-së, sepse kryetari, partia dhe organet e partisë ekzistojnë përshkak të votuesve, jo përshkak se dikush dëshiron të bëhet kryetar

“Si zakonisht tani e tutje për çdo ngacmim dhe dalje në opinion të puçistëve do ju jap nga një përgjigje derisa të tejkalojnë veten, dhe të kthjellohen nga traumat e marrura në gropën të cilën ia kishin përgatit RDK-së, dhe rranë vet në të.Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të RDK-së që keni qëndruar besnik ndaj RDK-së dhe ndaj meje si kryetar legal dhe legjitim, kur një grup prej 4-5 vetave përgatitën një gjyq komunist si në Korenë Veriore për të më ekzekutuar moralisht, pa asnjë gabim të bërë nga ana ime ndaj statutit të partisë, ndaj organeve të partisë, dhe as ndaj elektoratit të gjërë të RDK-së, por thjesht për shkak të frenimit të këtyre puçistëve që të bëjnë lojën e tyre në emër të një partie tjetër, për daljen e tyre të sotme, po ju japi një përgjigje të shkurtër .

Unë Vesel Memedi jam dhe mbetem kryetari legal dhe legjitim i gjithë anëtarsisë dhe simpatizantëve besnik të kësaj partie, dhe nuk kam ndërmend të tradhëtoj besimin e tyre, ashtu njejtë si ata nuk më tradhëtuan mua në momentin më të vështirë për RDK-në.

Lojrat në emër të RDK-së morrën fund me vulën historike të datës 12. 03.2016. Ky kapitull është mbyllur për mua dhe për anëtarsinë e gjërë besnike të RDK-së, për këtë është dëshmitarë opinioni i gjërë shqiptarë që u bind se ishte një punë personash të pandershëm.
Vesel Memedin mund ta shkarkoj vetëm anëtarsia e gjërë e RDK-së, sepse kryetari, partia dhe organet e partisë ekzistojnë përshkak të votuesve, jo përshkak se dikush dëshiron të bëhet kryetar.

Për fund, një këshillë vëllazërore puçistëve që e nxorrën fytyrën e vërtetë sot në Tetovë. Ju kisha lutur që sërrisht nesër të mblidheni përderisa jeni në Tetovë dhe ta shkarkoni edhe kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaqin, dhe sërrisht të mblidheni pasnesër dhe ta shkarkoni kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmetin, sepse këta janë shumë më gjatë se unë në krye të partive, dhe kanë më shumë gjunahe se unë. Opinioni i gjërë duhet të mësohet me këtë grup sepse janë të specializuar për shkarkim ngarkime, por nuk kuptojnë se kanë shkarkuar veten nga të gjitha përgjegjësitë morale dhe juridike me veprimin e tyre puçist. Deklaratat e tyre nuk prodhojnë kurfarë efekti juridik” u shpreh Memedi