Nga Medai Shaholli

Kryekomiti Micko ka publikuar këto ditë si për krenari një foto të çastit, si dëshmi e lidhjes së ngushtë të putinistëve të Ballkanit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, ku e uroi atë për mandatin e katërt si kryeministër i Hungarisë.
Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski ishte në Hungari për t’i dhënë mbështetje në zgjedhjet parlamentare kryeministrit Viktor Orbani, kurse urimin e tij e ka përfunduar duke thënë “Maqedonia ka miq”.

Afrimi i kryekomitit Micko në aleancën me bllokun e ri të ekstremit të djathtë fashist të linjës putiniste që fituan zgjedhjet në Hungari dhe Serbi, si çetniku Vuçiq dhe naziskini Orban, tregon qartë për orientimin e tij kundër politikës perëndimore.

Aleanca mes naziskinëve Orban- Vuçiq dhe mbështetja e tyre ndaj agresionit rus në Ukrainë, e vë para përgjegjësisë kryekomitin Micko, se rreshtimi tij dhe i VMRO-së drejt Kremlinit duhet gjykuar me forcë si akt i devijimit të kursit politik properëndimor, subjekt që gjithnjë e më shumë po rrëshqet drejt të djathtës ekstreme si motër e idealit të naziskinit Orban dhe të çetnikut Vuçiq.
Aleanca e hapur dhe rreshtimi i komitëve të VMRO-së dhe Mickos pas politikës së djallëzuar putiniste me dy Putinët të vegjël në Ballkan, duhet gjykuar si qëndrim antiperëndimor dhe kundër interesave të shqiptarëve të mbarë trojeve etnike dhe vet orientimit politik të ‘dërzhavës’ së tyre, si akt papërgjegjshëm i komitëve në këtë kohë lufte dhe agresioni mbi Ukrainë, ku rreziku i destabilizimit të Bosnjës dhe Kosovës është evident.

Ndaj, lajmet e shpërndara së fundmi se pas regjistrimit të popullsisë dhe njoftimit të rezultatit të përbërjes etnike të dërzhavës Severna, se ka ardhur koha që subjektet politike shqiptare të kërkojnë ndryshimet kushtetuese duke hequr në këtë rast nofkën e 20%!
Shtrohet pyetja thjesht dhe hapur se a mund të hapet kushtetuta dhe të bëhen ndryshimet e kërkuara për ta shlyer amandamentin denigrues që i quan shqiptarët dhe gjuhën shqipe si shifra të 20% pa miratimin e komitëve të VMRO-së?

Jo, ky propozim nuk është i mundur jo vetëm nga mosgatishmëria e komitëve por as nga ana e titistëve të rinj të SDSM-së që nuk pranojnë të nënshkruajnë barazinë e sllavishtes së tyre me shqipen.
Kypropozim ndryshimi për bllokun sllavo-maqedon është akt i dorëzimit dhe i humbjes së supremacisë së mbajtjes së shtetit dhe të pushtetit.
Ata nuk duan të jenë të barabartë me shqiptarët sepse akoma e ndien dhe jetojnë mentalitetin e despotit kundrejt vasalit.
Përderisa subjektet politike do të qëndrojnë në qeveri të koalicionit dhe në parlament si kuklla në duart e premierit, nuk do të shlyhet nofka e 20%!

Prandaj, qëndrimi i kryekomitit Micko ndaj naziskinëve të Putinit është një argument më shumë për pabesinë e tij që subjektet politike shqiptare duhet të mbajnë ndaj atij si liderin e padëshiruar ‘nongrata’ për kampin shqiptar në të ardhmen. Medai Shaholli