Në anketën e realizuar nga REL, 77 për qind e qytetarëve mendojnë se presidenti Ivanov ka gabuar që mandatin nuk ia ka dorëzuar liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re, ndërsa vetëm 22 për qind mendojnë se presidenti ka vepruar drejtë.

Këto të dhëna dalin nga anketa e fundit realizuar nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, e cila në versionin e saj oneline ka vendosur pyetjen: A veproi drejtë presidenti Ivanov që nuk ia ndau mandatin Zaevit?

Qytetarët kanë pasur tre versione për t’u përgjigjur: “po”, “jo” dhe “nuk e di”.

Me “nuk e di” nuk është përgjigjur asnjë qytetarë. Nga kjo, por edhe shumë anketa paraprake të ngjashme si kjo, shihet qartë se qytetarët e Maqedonisë janë kundër vendimit të presidentit të vendit. Edhe partitë politike dhe bashkësia ndërkombëtare kanë ftuar Ivanovin ta rishqyrtojë vendimin e tij.

Anketa ende është e hapur, ndëras në këtë link ju mund të merrni pjesë për votim: 

http://www.slobodnaevropa.mk.