Edhe sot kanë vazhduar protestat e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” në Shkup, ku protestuesit i përsëritën kërkesat e tyre se janë për Maqedoni të përbashkët dhe kundër platformës së krijuar në shtetet tjera, përkatësisht në Tiranë.

Marshi ka filluar në ora 17 para Qverisë së Maqedonisë për të vazhduar drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku janë mbajtur fjalime, njëjtë si ditët tjera.

Boris Damovski nga kjo iniciativë tha se përshëndesin lëvizjen e presidentit Ivanov, i cili sot dërgoi letër presidentëve dhe institucioneve botërore, ku ka kërkuar që të dënojnë platformën nga Tirana.

Organizatorët ju bënë thirrje qytetarëve tjerë të Maqedonisë që t’ju bashkëngjiten në marshin e nesërm protestues, i cili do të fillojë në të njëjtën kohë dhe vend