Instituti për Strategji, Hulumtime dhe Analiza “SIA VISTA” nga Shkupi ka realizuar një anketë lidhur me rejtingun e partive politike në Maqedoninë e Veriut dhe se kush do të fitonte nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme.

Në pyetjen se për cilën parti do të votoni nëse nesër do të mbahen zgjedhjet, 22, 3 % janë deklaruar për VMRO-DPMNE, 18,4% për LSDM, 6,1% për BDI, 5,6% për Aleancën për Shqiptarët (ASH), 4,9 për Të Majtën, 2,7 për Alternativën, 2% për Lëvizjen BESA dhe 0.6% për PDSH-në.

Anketa siç thuhet është realizuar nga 21 dhjetori 2020 – 25.12.2020 në të gjitha njësitë zgjedhore, në vend ku janë anketuar mbi 1.523 anketues, duke pasur parasysh strukturën demografike dhe përkatësinë etnike.

Mbi 19.9% të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të dalin në zgjedhje, derisa 14% nuk kanë dhënë përgjigje, si dhe 3.5% kanë thënë se nuk dijnë për kë të do të votonin.
Në anketë janë përfshirë edhe mendimet për liderët e partive kryesore LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.
Për më tepër kliko KËTU