Nga Qeveria e Maqedonisë njoftuan se seanca e përbashkët qeveritare Shqipëri – Maqedoni e cila u paralajmërua se do të mbahet më 2 dhjetor, është shtyre për më 15 dhjetor.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, nuk ka ndonjë arsye se pse është shtyrë seanca qeveritare.

“Seanca e përbashkët qeveritare Shqipëri – Maqedoni do të mbahet më 15 dhjetor në Pogradec të Shqipërisë dhe në të të pranishëm do të jenë të gjithë ministrat e të dyja qeverive”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Se çfarë pritet të jetë temë diskutimi e seancës së përbashkët nuk dihet ende.

“Për momentin shërbimet e të dyja qeverive janë duke finalizuar dokumentet dhe protokolin e seancës së përbashkës. Kur do të finalizohen do të informojmë për agjendën përfundimtare”, tha Boshnjakovski. /Fol/