Chelseas i është ofruar mundësia për ta blerë sulmuesin e Borussia Dortmundit Pierre-Emerick Aubameyang, raportojnë mediat angleze.

28-vjeçari mund të transferohet gjatë muajit janar në Londër pasi ka ftohur marrdhëniet me Dortmundin, dhe “Blutë” e Londrës thuhet se mund ta blejnë sulmuesin nga Gaboni.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dëshiron ta blejë edhe një sulmues cilësorë në mënyrë që të jetë edhe më fortë në pjesën e dytë të garave.

Kujtojmë se gjata verës që lamë prapa, londinezët blen sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan.