Seanca e sotme për lëndën “Fortesa 2”, u anulua për shkak të mungesës së gjykatëses Lidija Petrovska, e cila është në pushim mjekësor.
Në gjykatë nuk ishin prezent as i dyshuari i parë Goran Grujevski, si dhe gjashtë punonjësit nga DSK dhe MPB
Mbrojtja ka kërkuar rishikim të lëndës javën e kaluar dhe ndërkohë janë informuar se gjykatësja mungon dhe për këtë shkak asnjëri prej të akuzuarve nuk ka ardhur në seancë.
Siç njofton Zhurnali, Prokuroria speciale publike e informoi Gjyqin se kanë marrë përgjigje nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në lidhje me kërkesën për deklasifikim të argumenteve që ministri ka dhënë dy vendime, me të cilat janë deklasifikuar një numër i madh i dëshmive.
Prokurorja e Prokurosië speciale publike, Lençe Ristoska ka potencuar se DSK refuzon të pranojë postën e PSP­-së dhe përgjigjen e kërkesës së PSP­-së deri tek DSK është dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme
Të akuzuarit ngarkohen për shkatërrimin e dokumentacionit të lidhur me sistemet nga përgjimi joligor. Seanca e ardhshme është caktuar për 5 maj.