Për herë të tretë anulohet gjykimi i vjedhjes në Tutunska Banka, kësaj radhe shkaku kishte të bëjë me prokuroren e për arsye shëndëtësore nuk ka qenë e pranishme në seancë, transmeton Zhurnal.

Në seancën e kaluar me datë 21 shtator shkak i anulimit ishte kërkësa për mbrojtje, ndërkaq seanca e parë u anulua në saj të Burgut Hetimor të Shutkës, nga i cili burg nuk është gjetur mundësia të dërgohen të akuzuarit në gjykatë, të cilët janë në paraburgim për këtë vepër penale.

I akuzuari, Boban Smilevski dënohet për rastin e vjedhjes së thesarit të bankës , vlerë prej 2.400.000 frnga zviceriane dhe 645.000 euro . Përveç tij, në këtë rast janë të akuzuar edhe shtatë persona.