Premtimet e njejta po e karakterizojnë BDI-në në këto zgjedhje lokale si dhe të gjithë kandidatët për kryetarë komunal, në të shumtën e rasteve, Ujin e pijshëm, Kanalizimet, Uljen e papunsisë, Mos emigrimi i të rinjëve nga qytetet e banuar kryesishtë me shqiptarë janë premtimet parazgjedhore të shumta, që gjenden me shumësi në fjalimet dhe takimet e përditshme të tyre,shkruan Zhurnal.

Ali Ahmeti ende dëgjon nga kryetarët e propozuar për kandidat për kryetar Komune, ujin e pijshëm, kanalizimin dhe asfalltimin, rekonstruimin e rrugëve.

Por nuk ndëgjon rritjen ekonimike, uljen e papunsisë, cilat janë planet afatgjate për demokratizimin e pushtetit lokal, cilat do të jenë prioritetet kryesore të kandidatëve të partisë së tij, dhe saktësishtë për sa kohë do të finalizohen ato projekte.

Cilat janë masat që do ndërmerren për ruajtjen e ambientit ekologjik, vallë rrjedhat e ujit në vendbanimet shqiptare do të ndërtohen dhe do të pastrohen, që qytetarët të ulen përskej këtyre rjedhave e të relaksohen.

Poashtu nuk ndëgjon ndonjë prioritet në përfundimin e tangimeve kryesore të shqiptarëve, ata nuk i gëzohen as shiut, as dëborës e as diellit, shkruan Zhurnal.

Shiut nuk po i’u gëzohen sepse ju krijon probleme, jua mbush bodrumet e shtëpitë me ujë, nga mungesa e infrastrukturës nëpër lagjet e tyre dhe të mos flasim në vendet me naltësi më të lartë të cilat i kanë afër malet që pësuan edhe fatkeqësi në njerëz.

Dëborës nuk po i’u gëzohen sepse ftohtësisë së dimrit, ballë s’mundet që t’i bëhet me këtë numër të madh të papunsisë, shpenzimeve për ngrohje e shpenzimeve të tjera si bëhet ballë me pagën mujore sociale, e as me pagën që taksat u’a marrin të tërën që në fillim të muajit.

Diellit nuk po i’u gëzohen sepse po i ngrohë në vend të huaj, ose po mendojnë që jetën ta ndërtojnë dhe menaxhojnë në vend të huaj, që dielli mos ti ngrohë si dielli në Kumanovë, Tetovë, Strugë, e Gostivar dhe vendbanime të tjera shqiptare.

Këto janë zgjedhjet lokale të 4 me radhë për Ahmetin dhe ende ai në programet politike si dhe në fjalimet në tubimet që i mbajnë ndëgjon kandidatët e tij duke i premtuar këto kërkesa radhazi 4 palë zgjedhjesh të cilat janë të parealizuara, e që janë jetike dhe për një jetë normale.

Dhe vallë e ka të lehtë para qytetarëve, ku ri-kërkon mbështetjen absolute për BDI-në, kur në fjalimet e tij kërkon, që BDI-së në këtë qytet apo në këtë lagje mbështetja apsolute ti jepet a e paramendon rrugën në të cilën ka arritur deri në tubim, dhe a ka menduar vallë ndonj
ëherë se rinia shqiptare në Maqedoni, vetëm të gjenë mundësinë e parë i rreket rrugës së migrimit.

Në takimet parazgjedhore që po i mbanë Ahmeti shumica e qytetarëve po adresojnë kritika të theksuara në drejtim të papunsisë dhe mos prespektivën në Maqedoni, që udhëheqës i proceseve është BDI-ja e Ahmetit për përmirsimin e kushteve për një jetë më të mirë.
Kandidatët e kandiduar nga kryesia qendrore e BDI-së ndonjëri për spari herë, e ndonjëri për s’dyti herë kandidojnë edhe pa mbështetjen e qytetarëve shqiptar, të cilët ujin për pije e ruajtën deri në zgjedhjet lokale.

Disa të tjerë as që filluan premtimet e tyre dhe ende dalin që të kandidojnë në zgjedhje me premtimet që i kanë premtuar para këtyre zgjedhjeve, dhe vallë kjo e vështirëson përballjen e Ahmetit në takimet me qytetarët.

Por kjo a do ndikojë që Ahmetit t’i vështirësohet edhe fitorja në komunat që ai pretendon?!