Gjatë këtyre javëve modelja me origjinë shqiptare Anxhela Martini ka qenë në qendër të vëmendjes sa i përket dasmës së saj të papritur me biznesmenin rumun Dragos Savulescu.

Gjatë këtyre ditëve ajo ka nisur të shijojë muajin e mjaltit, por duket se jo gjithçka ka shkuar mirë . Martini ka publikuar në Instastories disa mesazhe fyese që ajo ka marrë nga një ndjekësve, të cilës më pas ja ka arritur t’i mbyllë profilin.

Më pas Martini ka publikuar edhe mesazhe të tjera nga ndjekës që i kërkonin të mos e vriste mendjen për komente të tilla dashakeqëse.