Mediat televizive shqiptare kanë avansuar në raport me debatet televizive, duke krijuar mundësi dhe kushte për përballje direkte mes eksponentëve partiak.

Padyshim që kjo betejë politike dhe mediatike ka fundi ka marrë një kahje mes BDI dhe ASH, ku jemi dëshmitar të “përplasjeve” mediale të figurave kryesore të dy partive më të mëdha politike.

Ajo që bie në sy, BDI edhe pse parti e madhe me shumë nënkryetar partie, deputet dhe zyrtar të shumtë partiak ajo po delegon për vite me rradhë vetëm dy ose tre figura edhe atë sekretarin organizativ të partisë, Artan Grubin, zëdhënësin dhe zv kryeministrin e Qeverisë, Bujar Osmanin dhe deputetin, Rexhail Ismaili. Për dallim nga ASH që shpeshhere ku kjo parti për një kohë ka paraqitur shumë eksponent partiak të cilët shpesh herë i kanë fituar debatet televizive duke artikuluar argumentet politike dhe shpesh herë duke i vënë në siklet eksponentët e BDI.
ASH krahas kryetarit të saj Ziadin Sela, i cili i është përgjigjur çdo ftese televizive, është përfaqësuar nga sekretari gjeneral i ASH, Arben Taravari, nënkryetarët, Elmi Aziri, Remzi Mehmedi, Bujare Abazi, zëdhënësi i ASH, Flakron Bexheti, dhe kryetari i akadamise politike të ASH, Halil Snopçe, duke sjellur risi edhe në skenën politike si figura të reja politike.

Megjithatë dëshirë dhe kërkesë e shikuesve shqiptar ngel një debat televiziv mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe atij të ASH, Ziadin Sela, e cila sigurisht se do ishte përballja ma interesante dhe do ti thyente rekordet e shikueshmërisë.