Veterani i luftës së  2001   Aqif Alili,   pjesëmarrës  i drejtpërdrejtë në betejën  për mbrojtjen e Sllupçanit  në vitin 2001, ku edhe mori plagë të rënda gjatë   granatimeve   vjen me një mesazh shumë prekës   në lidhje me rastin e fundit tragjik në Kumanovë ku humbi jetën pas një aksidenti të qëllimshëm  Almiri i vogël.

  Në vazhdim mesazhi i plotë   i veteranit të luftës së  UÇK-së Aqif Alili:

 

Më falë o populli im i dashur , nga njëher më thotë mendja që më mirë të mos kishim luftuar!!!

Më mirë kishte qenë të paktën mos derdhnim gjakun kot!!!’

 Naj humbën krenarinë dhe vullnetin që e kishim ato ditë lufte duke shpresuar për dite më të mira po fundi asgjë ranë shumë Deshmorë u plagosen shumë djem për të shtrenjtën Liri që nuk e përjetuam asnjëherë prap të vrarë e shumë të burgosur e të rrahur.

Më falë oj nanë që gjithë te vuajtje përjetove duke menduar se a do te dalim nga fronti të gjallë ato ditë kur isha në vijat e para të frontit të lashë pa gjumë e me shumë mërzi e vuajtje!!!

Na falni o ju shokë që po pushoni në Varrezat e Deshmorve që nuk e dërguam amanetit në vend!

Na fal o popullimi im dashur që nuk bëmë asgjë për ju prap të vrarë e të rahur e burgosur

Na fal o Almir i vogël që smundëm me atë gjakë që derdhëm në luftë të ta ndriçojmë ardhmërinë….

Na fal o engjull i vogël që nuk ta mundësuam me sakrificen tonë të përjetosh edhe ti lodrat e shkollës dhe të perjetosh te qenit nxënës…

 

©fol.mk