Vrasja mizore e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliq ka shkaktuar reagime dhe revolta të shumta në Maqedoni, duke filluar nga partitë politike, politikanë, profesora, doktora, shoqëri civile e deri tek qytarët e thjeshtë.

Almiri sot u përcoll në banesën e tij të fundit nga qindra qytetarë të cilët me lot në sy dhe me plotë dhimbje i thanë lamtumirë vogëlushit nga Kumanova.

Në disa fletushka që po shpërndahen në Kumanovë dhe në rrjetet sociale, paralajmërohen protesta masive për të hënën në Kumanovë, me fillim në ora 15.

Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen instituciuonet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor.

zani