Përfaqësuesit e “Aleancës për shqiptarët” thonë se takimi me drejtuesit e BDI-së ka pasur për qëllim “përafrimin e qëndrimeve” për kushtëzimin e mandatarit të ri. Arban Balliu, thotë se pa plotësimin e gjashtë kushteve të vendosura nga Aleanca për shqiptarët, ky koalicion nuk do të pranojë bashkëpunim me asnjë parti politike.

“Janë gjashtë pikët nga të cilët Aleanca nuk heq dorë, domethënë është pika: zyrtarizmi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, ndarja e buxhetit me prerje lokale, momenti që shqiptarët nuk do të eksploatohen më siç janë eksploatuar më parë, përfaqësim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nëpër institucione, Prokuroria Speciale si kategori kushtetuese, se bashku me formimin e Gjykatës Kushtetuese, lirimi i të gjithë të burgosurve politik, që realisht përgjegjësinë duhet ta mbajnë ata që i burgosën dhe të përgjigjen për gjërat që i kanë bërë. Dhe pika e fundit një prej posteve kryesorë siç janë presidenti, kryeministri apo kryetari i Parlamentit të shtetit”, tha Arban Balliu, Aleanca për shqiptarët.