Shkruan:  Arben Taravari

DISPERZIM I USHT NE USHSH APO …?!

Sipas nenin 5 të Ligjit për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për themelim të Universitetit Shtetëror në Tetovë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 226 e datës 25.12.2015), mbyllen gjashtë programe studimore në Universitetin e Tetovës, të cila janë: Ndërtimtaria, Arkiterktura, Mekatronika, Inxhinieria e Transport- Komunikacionit, Gjeodezia, Gjeoinformatika dhe Inxhinieria Ekonomike.

Disa muaj para zgjedhjeve shpallet themelimi i Universitetit të ri shteteror në Shkup (USHSH) me 5 drejtime studimore, kryesisht këto që mbylln në Universitetin e Tetovës.

Sdi sa është e ndershme mbas 5 mandateve parlamentare të fituara prej votuesve shqiptar të nençmohet intelegjenca e tyre duke kurdisur situata të këtilla, kinse hapim Universitete të reja, a në fakt bëhet shkëputje e disa degëve të USHT-së në USHSH.
Është korekte dhe e ndershme që të nisim të flasim për cilësinë e arsimit shqip në Maqedoni, kjo do të ishte investimi më i madhë që mund të bëjmë për femijtë, nipërit dhe mbesat tona.

arben taravari