Argjentina shpallet kampione bote në finalen e madhe të Botërorit 2022. Ajo mundi me penallti, me rezultatin 4-2 Francën, duke ngritur kështu trofeun pas 36 vitesh.
Një reagim për këtë fitore ka pasur edhe kryeministri Edi Rama.

“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell“, shkruan ai.

Hera e fundit që Argjentina kishte fituar kampionatin botëror ishte në vitin 1986. Ndërsa Franca e kishte fituar Kupën e Botës në 2018.