Lidhur me  deklaratën e kryesesuesit të Këshillit Komunal të Tetovës Isen Xhemaili t , që pret përmirësimin e klimës politike që të inicojë ndërrimin emrave të shkollave të cilat mbajnë emrat e figurave historike maqedonase që nga peridhe e komunizmit”  ka reaguar  nëpërmjet një postimi në profilin e tij  në fejsbuk dhe Kryetari i degës së LR-PDSH-së në Tetovë , Arif Selami.

  Selami në reagimin e tij  thotë : “JO, jo z. Xhemaili unë nuk mund të pajtohem me konstatimin tuaj se kriza politike është fajtore për emrat e shkollave në Tetovë! Përkundrazi, prezenca jUAJ  dhe ajo e subjektit ,që ti  përfaqëson, është shkaktare e gjithë kësaj krize që po përjetojmë  jo vetëm   ne në Tetovë, po  gjithë shqiptaret e Maqedonisë pa përjashtim. 

Në vazhdim  ju sjellim reagimin  e  plotë  të z.  Selami:

JO, jo z. Xhemaili unë nuk mund të pajtohem me konstatimin tuaj se kriza politike është fajtore për emrat e shkollave në Tetovë! Përkundrazi, prezenca jote dhe ajo e subjektit tënd, që ti po përfaqëson, është shkaktare e gjithë kësaj krize që po përjetojmë ne në Tetovë, respektivisht gjithë shqiptaret e Maqedonisë në përgjithësi.
Nuk është aspak lehtë të menaxhosh me një institucion komunal si që eshtë Këshilli i Komunës së Tetovës dhe ne jemi koshient se për menaxhimin e tij kërkohet shumë mund, punë, si dhe angazhim dhe qasje serioze nga i gjithë stafi adekuat komunal. Mirepo, nuk mund të pranojmë se ju dhe ata që juve ju zgjodhën nuk e dinin se çfar angazhimi do duheshte të mernit mbi supe, konform aftësive tuaja dhe ekipit të përzgjedhur! 
Proceset të tilla kërkojnë reflektim adekuat të situatës reale në Komunën tone, dhe për rastin në fjalë, ështe një moment apo kërkesë shumë e natyrshme që duheshte të kishte ndodhur më!? 
Duke qenë pjesë e sistemit dhe mekanizmave institucionalë nuk mund të fajësohet askush dhe asgje tjetër përpos pa-aftësise dhe epsheve të pa shfrenuara për përfitime materiale të faktorit njeri udhëheqës dhe oligarkisë përreth!!!
Prandaj fajin gjithmonë kërkoni tek ju sepse ai është pikërisht aty!

arif postim