Ka ndërruar jetë fëmija 4 vjeçar që ishte viktimë e një zënke banale para disa ditësh në Kumanovë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar, kur maqedonasi i tërbuar me vëllani e tij dhe një pasagjer ka goditur me makinë Sedat Aliun nga Kumanova (1980), bashkëshorten e tij (M.K) dhe fëmijën 4 vjecar, i cili u dërgua në klinikën e Shkupit, pasi u gjet në rrezik për jetën. Ndërsa sot fëmija i lënduar ka ndërruar jetë.