Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha sonte në tubimin madhështor në Poroj ka deklaruar se Poroji është bastion i përhershëm i Lëvizjes BESA dhe është rreshtuar gjithmonë aty ku është dashur.

“Poroji në momente kritike është rreshtuar ashtu si duhet, si në rastin e themelimit të UT-së, në kohën e themelimit të UÇK-së, në kohën e referendumit të Iliridës, tani pa hamendje do jetë në radhët e Lëvizjes Besa, sepse kjo nuk është vetëm garë këshilli e Tetovës por edhe nismë e çlirimit të shqiptarëve nga Prespa në Likovë!” – ka thënë Hoxha.