Dje rreth orës 12:30 në Aeroportin “Aleksandri i Madh” – Shkup, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi M.L. (32) nga Ilindeni-Shkup, ka pasur fletërarrest, njofton Portalb.

Ai është privuar nga liria dhe në orën 14:50 i është dorëzuar policisë në Stacionin Policor në Petrovec për procedurë të mëtutjeshme.

Autoritet doganore të Aeroprtit “Aleksandri i Madh” në Shkup kanë parandaluar nxjerrjen e 105 mijë eurove. M.L. i cili është dashur të shkojë në Stamboll dhe pastaj në Dubai, gjatë kontrollit detal në rripin e pantallonave, nën bluzë i janë gjetur të paketuara 107 mijë euro, deklarojnë nga dogana.

Sipas ligjit për punën e devizave të personit i janë kthyer 2 mijë euro, ndërkaq 105 mijë përkohësisht i janë marrë. Kundër personit është ngritur procedurë penale.  Shtetasit e Maqedonisë mund të nxjerrin para në devizë kë kundërvlere prej 2 mijë eurove.

Në të njëjtën ditë në orën 05:40 minuta në Aeroport gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi S.M. (25) nga Tetova ma masë arresti “A”.

Ai është privuar nga liria dhe në orën 09:30 është dorëzuar në polici në SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme. /Portalb