Prokuroria Publike njoftoi se për procedurën që udhëhiqet për ngjarjet në Kuvend nga 27 prilli dhe sulmi mbi deputetin dhe liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka sjellur urdhër për zgjerimin e hetimeve për pesë persona tjerë për vepër të kryer penale tentim vrasje nga neni 123 në lidhje me nenin 19 dhe në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal.

“Pesë personat, me kërkesë të prokurorit publik janë privuar nga liria gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre. Gjatë ditës, Prokuroria do të ndërmarë masa për vërtetimin e fakteve edhe për personat tjerë”, njoftuan nga PTHP.

MPB në maj të këtij viti arrestoi personat K.GJ (39) dhe C.GJ (68), babë e birë, për të cilët policia vërteton se fizikisht kanë sulmuar dhe tërhequr zvarrë liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën. Me urdhër të gjykatësit, policia atëherë kontrolloi shtëpitë e K.GJ ku gjeti atlete me shenja gjaku, veshje dhe tre celularë, të cilat i janë konfiskuar. Të dyve u është caktuar paraburgim./Zhurnal.mk