Aleanca për Shqiptarët, përafërsisht pati rritje të dyfishta të votave nga zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Edhe rreth Komunes së Tetovës, Aleanca për Shqiptarët kishte rritje të madhe madje ne disa vendbanime doli si subjekti i parë, psh në Komunën e Bervenicës ASH doli subjekti më i votuar në listën e Këshilltarëve me 1.138 vota dule lënë pas BDI me 910 vota, Lëvizjen BESA me 902, dhe PDSH me 555 vota.

Poashtu Aleanca Për Shqiptarët dhe dega e Bogovinës arriti rezulltat maksimal duke arritur qe kandidati i saj Albon Xhemaili të shkoj në rrethin e dytë, falë votave te shumta të marra në Degën e Bogovinës.

Vlen te theksohet fitorja e ASH në fsh. Pirok, që arriti ta fitoj BDI, BESËN dhe PDSH, dhe u bë forca e parë, dhe tani më Piroku është një bastion i ASH, falë angazhimit të strukturave të ASh në fsh. Pirok. Në fsh Pirok ASH fitoi 737, BDI 537, BESA 377, dhe PDSH 82 vota.

Poashtu ASH korri fitore dhe i fitoj partitë tjera shqiptare edhe në Xherovjan, Siniçan, fsh Orviç, ndërsa në fsh Kamjan ASH arriti ta fitoj BDI, duke u rradhitur forca e dytë.

Një fitore tjetër e ASH që ishte befasuese ishte edhe fitorja e ASH në Reçicën e madhe që gjatë kohē Reçica e Madhe ka qenë bastion i BDI, por kësaj rradhe u bë një bastion i ASH.

Në Reçicë të Vogël ASH pothuajse arriti ti dyfishojë votat e saja nga 450 zgjedhjet e kaluara dhe tani ka afërsisht 800 vota.

Në Malësinë e Tetovës, ASH arriti në fshatin Veshallë të bëhet forca e dytë politike me nje dallim prej 20 vota me BDI, poashtu në Brodec dhe Shipkovicë dhe Lisec nga forca e katert tanime eshte forca e dyte politike, qe flet se ASH tani më po zgjerohet edhe në Tetovë dhe përreth saj./fol.mk/