Gjatë tentimit për ta kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Greqi në Dojran, dje janë arrestuar tre shtetas shqiptarë, përcjell Fol.

Siç kumtoi policia, dje në orën 13:40 në fshatin Nikoliq në vendin “Kisha” ekipi patrullues nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Dojrano i Vjetër, gjatë tentimit për të kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Greqi janë arrestuar B.V. (35 ), B.K . (25) dhe F.G. (26), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Të arrestuarit u janë dorëzuar nëpunësve policorë pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare “Jug” për procedurë të mëtejshme. /Fol/