Policia e Kosovës tash para pak minutash, ka arrestuar edhe deputetën e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantinën. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti tjetër i VV-së, Faton Topalli.

“Sapo u arrestua deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina. Shqipe Pantina është motra e dëshmorit Hysen Pantina. Turp për Qeverinë që tani arreston edhe motrat e dëshmorëve”, ka shkruar ai në facebook.

Policia gjatë ditës së sotme ka arrestuar edhe disa deputetë të tjerë.