Dy vite më parë llogaritë personale të 30 personazheve të showbizz-it u hakuan nga persona të panjohur. Atyre iu publikuan foto e video private dhe nudo.
 

Ditët e fundit personi i cili ka kryer veprën penale të shkeljes së privatësisë është arrestuar nga policia. Edward Majerczyk është dënuar me nëntë muaj burg dhe gjobitur me 5.700 dollarë.

Sipas “The Guardian” në vitin 2014 ai u ka dërguar e-maile rreth 300 personave duke u paraqitur si një ofrues i shërbimit të internetit. Ai u ka kërkuar të famshmëve emrin si përdorues të llogarive dhe kodin përkatës.

Këtë informacion e ka shfrytëzuar për të hyrë në llogaritë e tyre. Jennifer Lawrence ka qenë një prej personazheve e cila ka rënë pre e këtij hakeri. Asaj ju publikuan foto nudo  një veprim të cilin ajo e quajti  “një dhunë seksuale”. Sulmi kibernetik është një nga shqetësimet më të mëdha ditët e fundit./Blitz