Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, është arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës.

Kurteshit iu ishte caktuar masa e burgut shtëpiak për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, por ky i fundit doli në manifestimin e fundit që Opozita organizoi në Gjilan, kësisoj duke thyer masën e caktuar nga Gjykata.

Lëvizja Vetëvendosje në llogarinë zyrtare e saj në Facebook ka njoftuar se arrestimi i Kurteshit është bërë sot rreth orës 08:45 dhe është dërguar në Gjykatë.